INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijë të dhunuar në familje e shkolla, Policia ndërhyn

Fëmijë të dhunuar në familje e shkolla, Policia ndërhyn

Publikuar më: 10:15 25-01-2017

Rastet e dhunës në familje e shkolla janë të shumta në vendin tonë. Ndaj është e nevojshme që raste të tilla të referohen në Polici, si rruga e duhur për ti dhënë fund ankthit të fëmijëve. Në kryeqytet shkollat dhe policia kanë rritur bashkëpunimin për të konstatuar dhe eleminuar rastet e nxënësve të dhunuar në familje apo shkolla. Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë Arjola Byzyka shpjegon se janë mësuesit ata që i konstatojnë këto raste dhe më pas i referojnë në polici. Për parandalimin e dhunës në shkolla, institucionet arsimore bashkëpunojnë me policinë e shtetit dhe kryesisht me zyrën për mbrojtjen e fëmijëve.
Arjola Byzyka:
“Nëse në shkolla konstatohet se nxënësi është i dhunuar, pra vjen nga mjedise të jashtme të dhunuara, elementi i parë që bëhet është njoftimi i policisë së shtetit. Inspektorët e zyrës së mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna vijnë egzaminojnë. Në rastin bëjnë hetimet e nevojshme dhe dalin në përfundimin konkret për rastin, duke filluar që nga gjetja  e shkaktarëve deri tek rehabilitimi i fëmijës së dhunuar.
Ndërkohë rastet e dhunës në shkollat e kryeqytetit të denioncuara janë shumë të pakta përgjatë këtij viti.
Arjola Byzyka:
“Në fakt deri tani nuk kemi raste të raportuara përveç rasteve që tashmë janë bërë mediatike sic ishte rasti i djalit tek Çajupi që doli jashtë shkollës, ku dy nxënës u konfliktuan me njëri tjetrin, ndërsa nëpër shkolla nuk kemi pasur raste sidomos raste të ardhur nga jashtë apo raste familjare”.

Article Logic
Execution time: 0.0036940574645996