INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijë të vdekur nga Covid-19? Reagon Bashkia e Tiranës: Ja si qëndron e vërteta e tenderit të arkivolëve

Fëmijë të vdekur nga Covid-19? Reagon Bashkia e Tiranës: Ja si qëndron e vërteta e tenderit të arkivolëve

Publikuar më: 21:31 22-04-2020

Ditët e fundit është hapur një procedurë e dyshimtë tenderi nga Agjencia e Shërbimeve Funerale, ku kërkohet blerja e 136 arkivolëve të përmasave të ndryshme për viktimat e Covid-19 raporton “Gazeta Shqip”.

Konkretisht, kërkohet të blihen 56 arkivolë të vegjël, për fëmijë deri në 1 vjeç, 75 arkivolë të mëdhenj të madhësive standarte dhe 5 copë arkivolë më të mëdhenj se standarti.


Këto shifra të paraqitura në dokumentet e mëposhtme ngrejnë dyshime të mëdha rreth asaj çka raportojnë autoritetet shëndetësore, e sidomos fakti që janë porositur 56 arkivolë për të mitur deri në 1 vjeç, nga Agjencia e Funeraleve, pasi deri tani nuk raportohet për asnjë fëmijë të vdekur nga Covid-19.

Së fundmi, Bashkia e Tiranës kanë reaguar rreth këtij lajmi në një prononcim për “Gazeta shqip”, ku kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për vdekje nga koronavirusi, por për vdekje natyrale.


Në reagim thuhet se “Në kushtet e COVID-19, tenderi i referohet blerjeve në statusin juridik të emergjencës, dhe jo bebeve me COVID-19”.

Ndërsa, referuar numrit të lartë të arkivolëve për fëmijët, Bashkia sqaron se varros mbi 50 foshnje që lindin pa jetë në maternitet.

Ligji parashikon se në rastet kur ka gjendje të jashtëzakonshme, si luftë, tërmet, pandemi; prokurimet normale bëhen në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Tirana, territor në të cilën vepron Agjencia e Shërbimeve Funerale që ka shpallur tenderin, numëron, në total që nga dita e parë, 256 persona të prekur nga COVID-19, nga të cilët 15 kanë humbur jetën, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë shëruar. /gazetareforma

Article Logic
Execution time: 0.001878023147583