INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Traumë në fëmijërinë e Kanye West? Flet njerka e tij [FOTO]

Traumë në fëmijërinë e Kanye West? Flet njerka e tij [FOTO]

Publikuar më: 14:14 23-11-2016

E kishit parë ndonjëherë Kanye West kaq të vogël?

Fotot e tij u siguruan nga RadarOnline, por kjo nuk ishte gjithçka. Ata kontaktuan gjithashtu me njerkën e artistit të shumë hitevepër të zbuluar një histori të patreguar më parë.  Por të gjykosh nga fotoja ku Kanye djaloshi i vogël me bluze të bardhë po pret me durim në metronë e Ëashington D.C. dhe një shikim të menduar në sytë e tij, është e vështirë të besosh se një ditë do të shndërrohej në egomaniakun Kanye West.

kkaannyyee.jpg

 

Ndërkohë që fëmijët e tjerë të moshës së tij gjithçka bëjnë është të futen në telashe, ai po mësonte të fliste kinezisht dhe bënte Tai Chi kur ishte vetëm 10 vjeç dhe po rritej në një zonë të shtresës së mesme të Chicagos. Mamaja e tij Donda u divorcua nga ai ati Ray kur Kanye ishte vetëm 3 vjeç dhe ai u rrit nga njerka e tij Brenda Bentley. Bentley e kujton producentin sot 38 vjeçar si një djalë të sjellshëm i cili nuk do të guxonte të ndërpriste as babanë e tij, e jo më një ceremoni çmimesh, dhe gjithmonë e thërriste atë “Miss Brenda”. Ajo rrëfeu se pavarësisht se Ray nuk ishte shumë strikt si baba, Kanye ishte shumë i sjellshëm, bënte detyra shtëpie si dhe fliste gjithmonë me edukatë.

parents.jpg

 

West u mësua nga babai i tij që të pëlqente muzeumet dhe artin, duke zhvilluar kështu shije të sofistikuara. Në jetën e vërtetë Kanye është një njeri shumë i rregullt dhe gjithçka shohim në skenë është një personazh që ai e ka krijuar. Madje ai një herë shkoi në Kinë me mamanë e tij të ndjerë Donda, e cila ndërroi jetë në vitin 2007 gjatë një kirurgjie plastike, që ishte profesoreshë Universiteti, në moshën 10 vjeçare për të qëndruar atje si pjesë e një programi ndërrimi nxënësish për një vit të tërë. Ai ishte një fëmijë i zgjuar, i cili sipas Brendas nuk ka asnjë lidhje me të rriturin e sotëm i cili në publik flet ende si një fëmijë i madh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934