INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët e gjykatëses Hafizi nuk falin, s'marrin pjesë në gjyq...

Fëmijët e gjykatëses Hafizi nuk falin, s'marrin pjesë në gjyq...

Publikuar më: 13:54 27-09-2018

Dy fëmijët e gjyqtares së vrarë Fildes Hafizi duket se nuk janë gati të përballen me babain e tyre, Fadil Kasemin.
Ata nuk janë paraqitur sot për të dëshmuar tek Krimet e Rënda, me justifikimin se gjyqi mbahej kur ata ishin në mësim.

Sipas avokatit të familjes së viktimës, fëmijët janë të tronditur dhe pranojnë të dëshmojnë vetëm nëse pyeten në një ambient tjetër në gjykatë, jo përballë babait të tyre.

Fadil Kasemi qëlloi për vdekje ish-gjyqtaren Fildes Hafizi në përpjekjen e tij të dytë, pas mosmarrëveshjeve në çift dhe ndarjes së tyre, në gusht të vitit 2017. Një krim që i akuzuari nuk e pranoi fillimisht, duke u justifikuar me probleme mendore, por që ekspertiza e nxori atë të aftë mendërisht.

Article Logic
Execution time: 0.0035359859466553