Organizata terroriste ISIS ka publikuar online një video në të cilën shfaqen pesë të mitur duke vrarë pesë të burgosur. Sipas CNN, videoja i identifikon fëmijët nëpërmjet titrave si britanik, egjiptian, kurd, tunizian dhe Uzbek.
Ata shfaqen të maskuar dhe mbajnë armë në duar. Të burgosurit që vriten janë kurdë, sipas videos. Vetëm fëmija i identifikuar si nga Tunizia flet në video, ndërsa të tjerët jo. Identiteti i vërtetë i tyre akoma nuk është verifikuar. ISIS gjithnjë e më shumë po përdor fëmijët për të kryer akte terroriste, duke i shfrytëzuar ata nëpërmjet propagandës dhe duke i dërguar të kryejnë vrasje.
Sipas CNN, grupi terrorist mban një ushtri me ushtarë fëmijë, të vjedhur nga familjet e tyre dhe të indoktrinuar për kauzën e tyre. Fëmijët janë rreth moshës 7-vjeçare.