INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët e rrugës. Klosi: Të gjithë duhet ti largojmë nga rreziku!

Fëmijët e rrugës. Klosi: Të gjithë duhet ti largojmë nga rreziku!

Publikuar më: 15:22 09-01-2016

Me mijra fëmijë vijojnë të jenë në rrezik në vendin tonë, pasi qëndrojnë për të lypur apo bërë punë në të zezë në rrugë. Për uljen e këtij fenomeni ka folur në një aktivitet, Ministri i Mirëqënies, Blendi Klosi i cili ka thënë se e gjithë shoqëria duhet të ndikojë duke mos e ndihmuar këtë fenomen. Ai theksoi se në 4 bashkitë më të mëdha të vendit janë trajtuar mbi 320 fëmijë dhe ata kanë lënë rrugën, pasi janë ndihmuar nga njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe qëndrat, që ofrojnë shërbime, por dhe familjet e tyre janë ndihmuar me shërbime dhe mundësi për punësim. Ndërsa130 fëmijë në situatë rruge shkuan në shkollë për herë të pare.

Pjesë nga fjala e Klosit:

-Shumëkush, që kalon rrugës, kur shikon fëmijë që janë duke lypur vetëm ose me prindërit, nisur nga dëshira e mirë për t’i ndihmuar këta njerëz në nevojë, u jep para. Megjithatë, paraja sado e madhe, nuk e zgjidh problemin e këtyre fëmijëve, nuk mund t’u garantojë këtyre fëmijëve një jetë normale. Institucionet tona po bëjnë përpjekje reale, që për herë të parë në këto 25 vite, të kemi një mekanizëm për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve të tyre, që detyrohen nga varfëria të lypin ose të punojnë në situatë rruge. Fokusi ynë është tek forcimi i një sistemi për mbrojtjen e fëmijëve që të jetë i aftë t’i përgjigjet çdo forme abuzimi apo shfrytëzimi të fëmijës

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213