INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët e vipave në ditën e parë të shkollës [FOTO]

Fëmijët e vipave në ditën e parë të shkollës [FOTO]

Publikuar më: 13:56 13-09-2016

Sot ishte dita e parë e shkollës, ditë kjo kur jo vetëm vogëlushët që ulen për herë të parë nëpër banga mocionohen,  por edhe prindërit që i shoqërojnë. Me çanta në shpinë dhe lule në duar për mësuesen, ata buzëqeshin përpara kameras së aparatit për t’i fiksuar gjatë këto momente.  

Julian Deda

Aktori i humorit Julian Deda bashkë me bashkëshorten kanë shoqëruar sot dy fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës duke iu kujtuar këshillën se sa më të ditur, aq më të lirë do të jenë. Por kjo nuk ishte vetëm dita e parë e shkollës për fëmijët e tij, pasi dita e sotme shënoi edhe nisjen zyrtare të punës për sezonin e ri të Apartamentit 2XL.

 

Enada dhe Gerd Vaso

Çifti i balerinëve Enada dhe Gerd Vaso përcollën djalin e tyre Roan në ditën e parë të shkollës.  

Julka dhe Andy Gramm

Andi dhe Julka i kanë lënë angazhimet e kësaj dite për të qenë pranë djalit të tyre, Ian në ditën e tij të parë të shkollës. Këtë herë ishte edhe një person special që i uronte vëllait Sukese, djali i tyre i vogël.

 

Irena Kita

Edhe Irena Kita i ka uruar suksese vajzës së saj  në ditën e parë të shkollës.

 

Kastro

“Suksese bir”, me këto fjalë e ka uruar Kastro djalin në ditën e tij të parë të shhkollës. 

Article Logic
Execution time: 0.002202033996582