INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët e zonës së ish - fushës së aviacionit nga sot me kënd të ri lojrash[FOTO]

Fëmijët e zonës së ish - fushës së aviacionit nga sot me kënd të ri lojrash[FOTO]

Publikuar më: 11:47 28-06-2017

Një shesh sportiv komplet i rikonstruktuar dhe parqet në zonën e ish-Fusha e Aviacionit do të gëzojë nga sot fëmijët dhe jo vetëm. Ky është këndi i 17-të lojërave në Tiranë i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu tha qytetarëve se pavarësisht periudhës zgjedhore dhe stinës së verës, punët publike për përmirësimin e infrastrukturës në çdo lagje vijojnë me të njëjtin ritëm.
 
“Jam shumë i lumtur që kemi mbajtuar fjalën që i dhamë komunitetit dhe fëmijëve. Siç kemi premtuar, ka fushatë, s’ka fushatë, ka pushime, s’ka pushime, ka zgjedhje, s’ka zgjedhje, ka numërim, s’ka numërim, puna në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë. Ky është këndi i 17 i lodrave, pas atij te Parku i Liqenit. Kur janë mbushur dy vjet nga administrata e re e bashkisë, kemi treguar se ku ka vullnet ka një rrugëdalje. Ky ka qenë një park i projektuar nga Edi Rama kur ai ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, është ruajtur si një zonë urbane për aktivitet çlodhës dhe më vjen mirë që edhe pse ishte degraduar pas vitit 2011, tani është rinovuar totalisht. Funksionojnë shatërvanët, ka stola të rinj, janë mbjellë pemë të reja, lule, kemi rregulluar fushën e basketbollit dhe këndin e lodrave për fëmijët”, tha Veliaj.
 
Ai i bëri thirrje komunitetit që të ruajë investimet, ndërsa garantoi se edhe këtë vit do të ndërhyhet dhe në 50 blloqe të tjera banimi.

veliaj1.jpg

veliaj_2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881