INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët me ngjyrë rrezikojnë më shumë që të humbin jetën nga kanceri se sa fëmijët e bardhë

Fëmijët me ngjyrë rrezikojnë më shumë që të humbin jetën nga kanceri se sa fëmijët e bardhë

Publikuar më: 12:28 21-08-2018

Fëmijët e bardhë kanë më shumë gjasa që ti mbijetojnë një kanceri se sa fëmijët me ngjyrë.

Shkencëtarët amerikan përgjatë 11 viteve morën në studim afro 32 mijë fëmijë nën moshën 19-vjeçare, të diagnostikuar me 12 lloje të ndryshme kanceri.

Të dhënat treguan se për 9 kancer të ndryshme fëmijët me ngjyrë të zezë të lëkurës kishin më shumë gjasa që të humbnin jetën në krahasim me fëmijët e bardhë.

38% e fëmijëve të zinj e humbën betejën me një prej kancerave të trurit neuroblastomën, dhe 95% e tyre më një tjetër lloj që godet po trurin.

Por si është i mundur ky fenomen?

Udhëheqësja e studimit Rebecca Kehm shpjegon se statusi socio-ekonomikë ndikon që fëmijët me ngjyrë të jenë më të ekspozuar ndaj kancerit dhe të mos përmbushin shumën monetar për ta luftuar sëmundjen.

Gjithashtu një tjetër faktor që ndikon është dhe bulizmi që përjetojnë gjatë jetës për shkak të ngjyrës apo gjendjes ekonomike.

Sipas Kehm, një gjendje e rënduar mendore ndikon negativisht dhe në shëndet duke u bërë burim për disa lloje sëmundje kancorogjene.

Përktheu INTv.al

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377