INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët me sindromën dawn, mund të trajtohen me çaj jeshil

Fëmijët me sindromën dawn, mund të trajtohen me çaj jeshil

Publikuar më: 08:45 11-06-2016

Një grup shkencëtarësh kanë zbuluar se çaji jeshil mund të përmirësojë memorjen e personave me sindromën dawn. Ata kanë gjetur një përbërës që gjendet tek çaji jeshil, por dhe që është prezent edhe tek i ziu dhe i bardhi e ndikon kryesisht tek kujtesa vizuale.
Doktor Rafael de la Torre, ka eksperimentuar për së paku një vit dhe thotë se individët që trajtohen me përbërësin e çajit jeshil, së bashku me terapitë për zhvillimin mendor, kanë aftësi më të mira njohëse”.
Ekipi mjekësor zhvilloi teste të imazheve të trurit tek 84 pjesëmarrës, të grupmoshës 16 deri 34 vjeç, për të parë nëse zhvillimi i atribuohet ndryshimeve fizike ose neuropsikologjike në tru.
Doktori thekson se ishte e habitshme të shihje si këto ndryshime nuk ishin vetëm njohëse, në arsyetim, të të mësuar, kujtesë dhe përkujdesje, por ato janë modifikuar edhe në funksionet lidhëse të neuroneve në tru.
Shkencëtarët kanë vendosur ta vazhdojnë studimin e tyre, të publikuar edhe tek revista The Lancet Neurology”, ku do ta aplikojnë çajin e ri edhe për trajtime klinike tek fëmijët me çrregullime gjenetike. Mjekët sqarojnë se nga studimi i fundit nuk kanë gjetur kurën për sindromën dawn, por një trajtim për të përmirësuar cilësinë e jetës së këtyre individëve.
Sindroma dawn është një çrregullim i shkaktuar nga ekzistenca e një kromozomi më tepër në organizëm, i cili në shumicën e rasteve nuk është i trashëguar.

Article Logic
Execution time: 0.0024681091308594