INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët me spektër autik i gëzohen festave[FOTO]

Fëmijët me spektër autik i gëzohen festave[FOTO]

Publikuar më: 16:20 20-12-2017

Festat dhe dhurata na gëzojnë të gjithëve, por me më shumë hare i presin fëmijët. E tillë ka qënë dhe dita sot për disa fëmijë specialë që janë ata me spektër autik. Ndryshe nga vitet e tjera ku festat e fundvitit i kanë bërë brenda dyerve të qëndrës ku edhe marrin terapi, këtë fundvit, fëmijët më çregullim të spektrit autik festuan në ambjentet e një prej hoteleve më prestigjoze në Tiranë. Të pranishëm në këtë festë ishin edhe fëmijët e stafit të psikologëve dhe punonjësve socalë të Qëndrës Rajonale të Autizmit në Farkë dhe asaj në Sauk.

Drejtuesja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha u shpreh se këta fëmijë kanë nevojë të mbështeten, të mosdiskriminohen dhe të pranohen ashtu siç janë për t'i ndihmuar të rriten dhe të integrohen dhe se falë terapisë që këta fëmijë marrin në qëndër, sot dhjetra prej tyre frekentojnë shkollat. Disa prej tyre recituan vjershat e mësuara në shkollë.

 

liriaaa.jpg

autikokkk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324