INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët në kopshte me kushte më cilësore. Veliaj: Punojmë me dashuri! [FOTO]

Fëmijët në kopshte me kushte më cilësore. Veliaj: Punojmë me dashuri! [FOTO]

Publikuar më: 12:02 29-06-2016

Kopshtet publike rezultojnë më të sigurta sa i përket edukimit dhe sjelljes së edukatoreve dhe kjo deri më tani është vërtetuar. Po në to kushtet janë ende në nivele të dobta sa i përket sipërfaqes apo dhe ambjenteve, ku të vegjëlve iu duhet të kalojnë një pjesë të mirë të ditës. Familjet e Saukut ditët e fundit janë tronditur nga ngjarja në kopshtin privat dhe të paliçensuar Diren, por nga sot shumë nga ta do fillojnë të jenë më të qetë, pasi një kopësht publik në këtë zonë sapo ka marrë një pamje krejt ndryshe. Ky kopësht ofron kushte më të mira për fëmijët, por edhe një kënd lojërash. Ambientet e rikonstruktuara nga Bashkia e Tiranës u vizituan nga kryetar, Erion Veliaj, i cili u tha të vegjëlve se kjo është një punë që u bë me shumë dashuri dhe se do tju vijë në ndihmë edhe prindërve të cilët duan t’i çojnë fëmijët e tyre në një ambient të sigurt.
Veç rikonstruksionit, nga shtatori ky kopësht do të kthehet në një institucion edukimi me drekë.
“Më vjen mirë që, si në këtë kopësht edhe në të tjerat gjatë gjithë verës do të punohet pa pushim. E të gjithë po pajisen me kënde lodrash, në mënyrë që fëmijët të kenë një ambient jo vetëm të sigurt, por edhe mundësi të luajnë”, tha Kreu i Bashkisë.

Veliaj ka folur dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit. Sipas tij përmirësimi i kushteve të jetesës në këto kopshte ka bërë që këtë vit të rritet në mënyrë të ndjeshme kërkesa e prindërve për t’i çuar fëmijët e tyre në institucionet publike.

Article Logic
Execution time: 0.0037500858306885