INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fëmijët po na dhunohen! Përhapja e bullizimit në shkolla po prek mbi 70% të nxënësve[VIDEO]

Publikuar më: 13:10 21-11-2018

Dhuna në shkolla është në përmasa alarmante në vendin tonë. Në ditën kombëtare kundër bullizimit janë raportuar shifra të frikëshme. 70% e nxënësve kanë treguar se të paktën njëherë në jetë janë prekur nga ky fenomen. Pjesa më e madhe janë ndeshur me dhunë psikologjike për shkak të pamjes së tyre të jashtme dhe janë afro 73%, ndërsa 45% janë ndeshur me fyerje dhe 33% me dhunë fizike.Pjesa më e madhe janë ndeshur me dhunë psikologjikë për shkak të pamjes së tyre të jashtme dhe janë afro 73%, ndërsa 45% janë ndeshur me fyerje dhe 33% me dhunë fizike.

Fenomeni nuk ndalet këtu ai thellohet nëse fëmijët nuk trajtohen.

Janë vetë mësuesit që kanë raportuar se në shkolla nuk ekziston një politikë specifike kundër bullizmit dhe se 77% e viktimave nuk kanë marrë trajtime. Këto të dhëna kanë dalë nga një raport i Këshillit të Europës dhe BE, që këtë ditë kanë organizuar dhe aktivitete me nxënës shkollash me mesazhe sensibilizuese.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609