INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët që mendojnë se janë transgjinorë mund të kenë autizëm

Fëmijët që mendojnë se janë transgjinorë mund të kenë autizëm

Publikuar më: 13:23 12-01-2017

Sipas një psikologu, fëmijë të tillë vuajnë nga ankthi dhe depresioni.

Dr Kenneth Zucker është shprehur se një karakteristikë e fëmijëve autistë është “fiksimi” që ata kanë mbi një temë të caktuar. Kjo mund t’iu mbushë mendjen atyre se nuk i përkasin seksit të vet. Në një dokumentar për BBC të titulluar “Fëmijët Transgjinorë: Kush di më mirë?”, ai bëri komente të tilla se jo çdo gjë që thonë fëmijët është e pranueshme dhe është e mundur që fëmijët të fiksuar pas kësaj mund të kenë autizëm. Ai u mbështet gjithashtu edhe në një studim danez ku u zbulua se gati 8 përqind e pacientëve në një klinikë për identitetin gjinor kishin autizëm.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779