INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fëmijët sirianë kanë disa pyetje prekëse për Clinton dhe Trump: “Kur do të na mbroni nga avionët bombardues?” [VIDEO]

Fëmijët sirianë kanë disa pyetje prekëse për Clinton dhe Trump: “Kur do të na mbroni nga avionët bombardues?” [VIDEO]

Publikuar më: 17:31 25-10-2016

Qindra e mijëra njerëz kanë ndërruar jetë në Siri, si pasojë e luftimeve mes rebelëve dhe forcave qeveritare, si dhe bombardimeve nga avionët. Një nga qytetet siriane më të goditura është Aleppo, dhe çështja e Aleppos nuk mund të lihet mënjanë edhe në diskutimetet e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA. Hillary Clinton dëshiron zona të sigurta dhe  të ngrihen akuza për krime ndaj njerëzimit për situatën në Siri.  Ndërsa rivali Trump beson se është një çështje  e humbur të mbrosh civilët në Aleppo.

Mirëpo fëmijët e këtij qyteti kanë disa pyetje prekëse për Clinton dhe Trump.

“Kur do të na mbroni nga avionët bombardues?

Nuk mendoni se është e gabuar që fëmijët po vdesin?

Pse nuk i ndalni sulmet?

Kur të  vini do ta ndaloni Bashar? Avionët po na bombardojnë cfarë do të bëjmë?

Edhe ne kemi të drejtë të jetojmë dhe të mësojmë?

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775