Emma Watson mori pak kohë nga axhenda e saj e mbushur për të ndarë me ne diça të bukur.
Bëhët fjalë për posterin e ri të filmit “Beauty and the Beast”, i cili do të shfaqet në kinema më 17 mars. Ndonëse e ngarkuar me aktivitetet e saj në mbrojtje të të drejtave të grave, aktorja britanike ka postuar në Twitter posterin ngacmues të filmit ku vetë do të luajë rolin e Belle. Sigurisht që një poster i tillë na bën të presim me padurim filmin e dashur të fëmijërisë tonë.