INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Fëmjë të lindur nga tre prindër. 20 bebe do të krijohen gjatë vitit 2017 [Video]

Publikuar më: 16:38 14-12-2016

Fëmijës së parë të lindur nga përdorimi i një teknike të diskutueshme IVF, me  tre-prindër, mund t'i bashkohet shumë shpejt një numër  foshnjash të tjera laboratorike, krijuar dhe konceptuar me të njëjtën metodë. Më herët këtë vit, lindi një djalë i shëndetshëm nga prindër jordanez, pasi u krijua duke përdorur ADN-në e tre njerëzve,  në përpjekje për të shmangur një sëmundje gjenetike me efekte të mëdha negative. Por klinika e fertilitetit në Meksikë në të cilën po kryhet procedura thotë se ka në plan që të krijojë edhe 20 bebe duke përdorur të njëtjën teknikë, gjatë gjysmës së parë të vitit 2017. Në qendër të teknikës është zëvendësimi i Mitokondrisë,  meta - njësitë e prodhimit të energjisë gjenden në qelizat dhe kalojnë nga nëna - në ato të një donatoreje të shëndetshme femër. Por, janë ngritur shqetësime rreth përdorimit të  Mitokondrisë që përmban një sasi të vogël të ADN-së, çka do të thotë fëmija trashëgon ADN nga nëna, babai dhe donatori. Kur lindi fëmija i parë në muajin prill nga kjo teknikë ishte e paqartë nëse procedura do të ishte efektive dhe nëse fëmijët e lindur do të ishin të shëndetëshem.  Por sipas Neë Scientist, rezultatet klinike të testit të publikuar tregojnë se fëmija i parë është tani një bebe e shëndetshme tetë-muajshe, me asnjë shenjë të sëmundjes të trashëguar nga prindërit e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0041999816894531