INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, dëshironi të keni një karrierë të suksesshme? 5 Sekretet që duhet të dini!

Femra, dëshironi të keni një karrierë të suksesshme? 5 Sekretet që duhet të dini!

Publikuar më: 11:46 02-02-2017
Sipas intv.al  femrat që janë në fillimet e  karrierës së tyre bëjnë disa gabime që patjetër duhet t’i kenë parasysh. Analistja e njohur Carol Kinsey, në librin e saj “The silent language of  leaders”, shpjegon domethënien e gjuhes së trupit te femrat që janë në hapat e para të karrierës.
Ja disa prej këshillave:
1-Mos e përkulni kokën, ndërkohë që jeni duke dëgjuar
Sipas intv.al do do ju marrin më shumë aprovuese se duhet.
Ju keni kudërshtimet tuaja dhe duhet të jeni të sinqerta për atë çka mendoni. Shprehuni e vendosur, pasi kjo do tregojë sa e vendosur jeni. Njerëzit që nuk kanë shumë dyshime për gjërat që bëjnë, gjithmonë fitojnë respektin e të tjerëve.
 
2-Qëndroni sa më të lirshme
Mesa duket duke vepruar në këtë mënyrë, kjo do ju ndihmojë në bashkëbisedim. Duke u impostuar gjatë komunikimit me dikë për çështje pune, do krijoni vështirësi në bashkëbisedim. Edhe pse kjo gjë varet nga karakteri që ka secili, sërish mundohuni të krijoni lirshmëri në komunikim sidomos nëse bëhet fjalë për karrierën tuaj.
 
3-Harrojeni flirtin, nuk ështe arma më e mirë
Femrat në shumicën e kohës, mendojnë se të krijosh një karrierë duhet të flirtosh për të arritur aty ku dëshirojnë. Tregoni aftësitë tuaja, pa pasur nevojën e flirtit. Kohët e fundit, sipas intv.al keni dëgjuar se duke zënë të dashur dikë me pushtet do arrini edhe ju të keni një karrierë të mirë, por mos u gënjeni kaq lehtë. Ndoshta kjo mënyrë do t’ju ulë edhe më shumë besimin që keni të vetja, pasi mund të gjeni mënyra të tjera më dinjitoze.
 
4-Buzëqeshni sa më pak
Të tregoheni të sjellshëm me dikë, nuk do të thotë të buzëqeshni pa arsye. Nëse e bëni këtë gjë, nuk do fitoni besimin e personit tjetër, pasi do dukeni jo të vërtet. Njerëzit që vetëm qeshin, edhe pa arsye duken jo të sinqertë dhe madje të rrezikshëm në vendin e punës. Mos lini këtë përshtypje pasi nuk ju leverdis. Mos e tregoni kaq hapur se jeni servila!
 
5-Ndërpriteni bashkëbiseduesin, mos prisni rradhën për të folur
Nëse ju vjen një mendim, shpreheni dhe mos prisni gjatë. Kjo nuk do të thotë se duhet të tregoheni pa edukatë duke mos dëgjuar personin tjetër, pasi herën tjetër do t’ju eliminojë fare nga ndonjë projekt pune. Mos rrezikoni, por shpreheni mendimin tuaj nëse e ndjeni që ja vlen.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003593921661377