INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra,do rregulloheni për festa? 5 Gjërat që nuk duhet t’ja thoni parukierit!

Femra,do rregulloheni për festa? 5 Gjërat që nuk duhet t’ja thoni parukierit!

Publikuar më: 15:37 23-12-2016
Të gjithë ne shpenzojmë një pjesë të kohës sonë në parukeri.
Kujdesi ndaj pamjes së jashtme është  pjesë e jetës së secilit. Sipas Intv.al, ja çfarë nuk duhet t’i thoni parukerit tuaj, kur vendosni të kaloni një pjesë të kohës suaj, sidomos tani në periudhë festash, ku fluksi është më i madh.
 
1. Do vonohem një orë
Pasi keni lënë takimin tuaj, për t’u rregulluar  mos abuzoni me sjelljen e mirë të parukierit tuaj, duke u vonuar. Intv.al shton se ju ndoshta keni vite që e njihni, por kjo nuk do të thotë se duhet të jetë gjithmonë i mirëkuptueshëm me ju, pasi një vonesë ndikon në prishjen e orareve të tjera.
 
2. E ke problem të flas në telefon ndërkohë që ju merreni me mua?
Synimi kryesor i parukierit tuaj është t’iu nxjerrë sa më bukur dhe të ndiheni të lumtur me pamjen tuaj. Nëse ju merreni me telefonin, do e pengoni të përqendrohet te flokët tuaj. Qëndroni disa minuta pa telefon!
 
3. Kur do i ulësh çmimet?
Secili  e ka të drejtën e tij të pyesë në lidhje me çmimet, por duke e pyetur vazhdimisht do e vini në siklet. Do ndihet sikur po ndikon keq në financat tuaja me çmimet që disponon.
 
4. A më shkon vërtet ky model?
Pasi keni vendosur për modelin e flokëve, në fund sërish dyshoni nëse ju shkon ky model. Kjo pyetje, sipas intv.al  do e nervozojë atë, sepse ishit edhe ju që vendoset për ndryshimin. 
 
5. A keni eksperiencë në këtë fushë?
Kjo pyetje do e ofendojë atë, sepse ju po vini në diskutim aftësinë e tij në punën që bën. Të dyshosh është diçka nromale, por tregohuni më të matur kur dëshironi të bëni kështu pyetjesh.
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332