Ajo ishte një ish-superstar i WWE dhe vajzë kopertinash në Playboy e cila ishte gjithmonë në dritën e prozhektorëve dhe fitonte 1 milion dollarë në vit.
Por jeta e Chyna, ose Joan Laurer, doli shumë shpejt jashtë kontrollit dhe ishte e gjymtuar nga substanca si crystal meth, videot ku shfaqej e droguar deri tek vdekja e saj tragjike nga një mbidozë më parë gjatë këtij viti. Ajo u kremua dhe hiri i saj u shpërnda në det në afërsi të apartamentit të saj në Los Angeles, ku dhe u zbulua trupi i pajetë në muajin prill. Shpërndarja e hirit nga një jaht, që kushton plot 1500 dollarë ora për t’u marrë më qera, u filmua si pjesë e një dokumentari mbi jetën e saj.