INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, ja pse nuk ju ecën fare në dashuri. Zbulojeni tani!

Femra, ja pse nuk ju ecën fare në dashuri. Zbulojeni tani!

Publikuar më: 14:15 17-12-2018
Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri.
Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye, sipas intv.al pse kur dilni me dikë, nuk jep rezultatin që prisnit:
 
1. Dëshironi të dukeni si dikush që nuk jeni
Për t’u dukur sa më perfekte, ju gaboni, duke u hequr si dikush që nuk jeni. Shprehni dëshira dhe mendime, të cilat nuk janë tuajat. Personi që po dilni, ka raste edhe e kupton, prandaj takimi ju dështon.
2. E teproni  me pamjen e jashtme
Fakti që po dilni në një takim, nuk do të thotë se po shkoni në dasëm. Nëse lyeheni, apo visheni në mënyrë të ekzagjeruar, nuk do lini përshtypjen që do donit te ai person. Sa më thjeshtë, aq më shumë sukses do keni.
3. Më shumë flisni sa dëgjoni
Kujdes, duhet edhe ta dëgjoni tjetrin, sepse do tregojë shenjë respekti që keni për të. Nëse flisni vetëm, ju do e mërzisni dhe do tregoni se jeni egoistë dhe nuk ju intereson fare mendimi i tij.
4. Qëndroni më shumë me celularin
Nëse ju qëndroni me celular gjatë gjithë kohës ndërkohë që keni dalë në takim me dikë, me siguri që do dështoni. Mungesa e respektit ndaj personit që keni dalë, do bëjë që ai mos të ketë më dëshirë të shoqërohet me ju.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.003925085067749