INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra juaj është një Alfa?! Ja ç'do të thotë kjo

Femra juaj është një Alfa?! Ja ç'do të thotë kjo

Publikuar më: 13:22 08-02-2017

Para se të bini në dashuri kokë e këmbë, bëni mirë të kuptoni pikat e saj të forta. Ndonjëherë edhe mund të frikësoheni prej saj, por kjo është ajo që i bën ato të tërhiqen prej jush. Ja çfarë duhet të keni parasysh:

Ajo do të të sfidojë ty!

Jo vetëm që do të të sfidojë, por edhe nuk do të dorëzohet lehtë; ajo do të jetë e vendosur dhe këmbëngulëse. Ajo do të debatojë me ty për çdo gjë nga çështjet e politikës, deri për ngjyrën e topit të tenisit( jeshile? apo e verdhë?) dhe pret që të fitojë.

Ajo nuk ka nevojë për një mashkull që të bëjë diçka

Nësë je tip i mashkullit që ka nevojë të ndihet i domosdoshëm gjatë gjithë kohës, kjo vajzë nuk bën për ty. Ajo është e ashpër, e pavarur dhe krenohet me veten për faktin që është e pavarur dhe i mjafton vetja e saj: Zonjusha që vepron sipas mënyrës së saj.

E bukura e të qenurit me një femër Alfa, është se ju nuk do të ndiheni të lidhur apo të kushtëzuar, sepse ajo nuk ka nevojë për ty, ajo thjesht të do.

Ajo do të jetë e sinqertë dhe e hapur me ty

Nëse Alfa juaj ka një problem, ti do ta dish atë. Ti nuk mund të presësh që ajo të jetë e e butë me fjalët e saj, kështu që shpresojmë që ti të kuptosh që ajo nuk po tregohet e keqe, por e tillë është. Por, ty nuk do të duhet të merresh me gjepurat agresive që shumica e vajzave thone.

Ajo vepron, nuk flet kot

Alfa ndërmerr veprime dhe nëse ajo thotë që do të bëjë diçka, ajo do ta bëjë. Ajo pret të njejtën gjë në këmbim, nëse ti thua që do të bësh diçka, duhet të sigurohesh “si dreqi “ që ta vazhdosh. Dhe nëse ti nuk e bën, ajo do ta bëjë. Nëse nuk do të humbasësh varkën zotëri, hip në të!

Ajo nuk e mban Alfën e saj nën mëngë

Çokollata? Lule? Një nga ato kartolinat me një shënim të ëmbël, sesa shumë e do atë? Po, të tilla gjëra do ta bëjnë atë të vjellë në vend që të shkrijë zemrën e saj. Jo sepse ajo është cinike, por ajo është mësuar me adhurues, gjërat romantike që çdo vajzë do. Qe të tërheqësh vëmendjen e saj, duhet të gjesh diçka më origjinale.

Ajo nuk është e lehtë

Nëse mendon se të dashurosh një vajzë Alfa është e lehtë, e ke gabim. Ajo është e vështirë dhe ndoshta edhe e komplikuar. Ajo do të arrijë gjithmonë të jetë në pushtet dhe e lirë dhe do të shkelë mbi këdo që do i zërë rrugën. Ajo është e pamundur

Por ajo ia vlen

Sjellja e saj “sipas mënyrës së sime” dhe plot kompetencë do të të bëjë të ndihesh i vogël? Përkundrazi lërë të të fuqizojë. Lërë të përforcojë dobësitë dhe të “ushqejë” drejt suksesit. Ajo do të ndihmojë që të njohësh veten. Në përgjithësi ajo do të bëjë një mashkull më të mire.

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773