INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, këto 6 gjëra nuk duhet të dijë partneri për ju. Do rrezikoni shumë!

Femra, këto 6 gjëra nuk duhet të dijë partneri për ju. Do rrezikoni shumë!

Publikuar më: 10:43 07-05-2018
Edhe pse ju jeni të sinqertë me njëri-tjetrin, sipas intv.al sërish duhet të tregoni kujdes me ato çfarë shprehni.
Ekspertët ju sugjerojnë të mos i thoni këto gjëra:
 
1. Komunikoni sërish me ish-partnerin 
Edhe pse ka besim te ju, kjo gjë ndoshta është e tepërt për të. Për të shmangur keqkuptimet, ndërprisni bisedat me ish-partnerin tuaj, sepse do rrezikoni lidhjen që keni.
2. Shoqëria ime di çdo gjë për ty
Ju keni miq të ngushtë, por kjo nuk do të thotë se ju i tregoni atyre çdo gjë. Sipas intv.al, nëse partneri juaj e mëson këtë gjë, ndoshta do mërzitet me ju, pasi nuk dini të ruani privatësinë në çift.
3. Çfarë do bëhet me lidhjen tonë?
Presioni në një lidhje është një ndër gjërat më të këqija, prandaj  tregohuni të kujdesshëm. Qëndroni sa më të mirëkuptueshëm, sepse gjërat e mira rrjedhin vet natyrshëm.
4. Nuk më bën surpriza
Nuk mund të ankoheni për këto gjëra, sepse tregon se ju vlerësoni më shumë dhuratat. Nëse ai dëshiron t’ju surprizojë do e bëjë me dëshirën e tij.
5. Jam xheloze 
Xhelozia është normale në një lidhje, por mundohuni mos t’ja shprehni shpesh këtë gjë, sepse do rrezikoni lidhjen tuaj. Kjo gjë do tregojë se nuk keni besim te vetja juaj dhe partneri do mërzitet me kontrollin që po i bëni. 
6. Nuk mund të jetoj pa ty
Femra, nuk duhet t’i lini të kuptojë se jeta juaj varet nga ai. Kjo gjë do ndikojë edhe negativisht, sepse do e vlerësoni më shumë se duhet dhe ndoshta do i hipë vetja shumë në qejf dhe mund t’ju lëndojë më pas.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775