Të dalësh në takim me dikë që pëlqeni, është diçka e bukur, por edhe me përgjegjshmëri.
Mund të ndodhë që të dalë me sukses, por edhe jo. Ja disa arsye,sipas intv.al pse kur dilni me dikë, nuk jep rezultatin që prisnit:
1. Hiqen si dikush tjetër
Për t’u dukur sa më perfekte, ju gaboni, duke u hequr si dikush që nuk jeni. Shprehni dëshira dhe mendime, të cilat nuk janë tuajat. Personi që po dilni, ka raste edhe e kupton, prandaj takimi ju dështon.
2. E teprojnë me pamjen e jashtme
Fakti që po dilni në një takim, nuk do të thotë se po shkoni në dasëm. Nëse lyeheni, apo visheni në mënyrë të ekzagjeruar, nuk do lini përshtypjen që do donit te ai person. Sa më thjeshtë, sipas intv.al aq më shumë sukses do keni.
3. Më shumë flasin sa dëgjojnë
Kujdes, duhet edhe ta dëgjoni tjetrin, sepse do tregojë shenjë respekti që keni për të. Nëse flisni vetëm, ju do e mërzisni dhe do tregoni se jeni egoistë dhe nuk ju intereson fare mendimi i tij.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega