INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, këto janë 5 gjërat për të cilat nuk duhet të kërkoni falje. Boll më!

Femra, këto janë 5 gjërat për të cilat nuk duhet të kërkoni falje. Boll më!

Publikuar më: 11:23 31-01-2017
Në disa raste të kërkosh falje  nuk është gjëja e duhur që mund të bëni.
Në këtë artikull, sipas intv.al  ekspertët  kanë specifikuar rastet ku  femrat nuk duhet të  kërkojnë falje.
1. Çfarë po hani 
Ju ndodh të konsumoni edhe ushqime,   të cilat kanë më shumë kalori, por kjo nuk do të thotë se patjetër duhet të justifikoheni te të tjerët.  Dëshira për të ruajtur linjat trupore, ju bën të ndiheni fajtore për atë që po konsumoni. 
2. Si dukeni nga pamja e jashtme
Nuk është e nevojshme të shpjegoni  gjithmonë situatat  që ndodheni. Sipas intv.al  ju mbani përgjegjësi për pamjen tuaj të jashtme.
3. Shtëpia juaj  nuk  është në kushtet më të mira
Kur ju duhet të ftoni dikë në shtëpi, filloni të shqetësoheni se çfarë mendon tjetri për gjendjen e vendit ku jetoni.  Të tjerët janë të  lirë të mendojnë çfarë të duan, mos e vrisni mendjen.
4. Jeni emocionale
Femrat, ndryshe nga meshkujt thuhet se janë më emocionale. Fakti që ndjeshmërinë e kanë më të zhvilluar, nuk do të thotë se duhet ta fshehin këtë gjë. 
5. E dashuroni punën tuaj
Ta duash punën është një ndër gjërat më të mrekullueshme që mund t’i ndodhë dikujt. Frika e opinionit të njerëzve të tjerë për karrierën, bën që femrat ta fshehin këtë kënaqësi që kanë për punën e tyre.
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0040171146392822