INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra këto janë “shenjat paralajmëruese” që ju jeni shtatzënë

Femra këto janë “shenjat paralajmëruese” që ju jeni shtatzënë

Publikuar më: 14:06 13-10-2017

Supozohet të jetë lajmi më i lumtur, por jo shpesh herë ndodh kështu sidomos tek lidhjeq që akoma nuk janë bërë zyrtare tek “prindërit”.

Kohë më parë simptomat e shtatzanisë ishin goxha të vështira për tu zbuluar por tani teknologjia dhe avancimi i mjeksisë na kanë mundësuar që ta zbulojmë shtatzaninë që në muajin e parë.

 Edhe pse veza fertilizohet menjëherë pas mardhënies( nëse praktikohet në kohën e ovulimit), trupi e kupton këtë pas një javë ose më pak.

Për këtë arsye, deri atëherë asnjë test shtatzanie nuk mund te dalë pozitiv. Më poshtë janë disa shenja që mund të tregojnë se jeni shtatzanë.

Lodhja
Kjo është një nga shenjat e para të shtatzanisë. Mund të ndjeni lodhje të madhe dhe ju vjen shumë gjumë, vecanërisht mëngjeseve.

Ndryshime në gjoks
Shumë femra provojnë ndjeshmëri të madhe në zonën e gjoksit. Mund tu dhëmbin dhe janë të ndjeshëm kur i prekin. Gjithashtu, mund të fillojnë të rriten në masë.

Njolla gjaku
Edhe pasi jeni konceptuar, mund të keni perioda më pak se zakonisht. Por në fakt janë njolla. Ndodh kur embrioni është future në mitër.

Ndjeshmëri e lartë nuhatje
Do të filloni të nuhasni më mirë. Edhe aromat më të lehta mund t’ju duken shumë të forta. Kjo mund të ndodhë më së shumti me erërat e ushqimeve.

Urinim i shpeshtë
Do të filloni të urinoni më shpesh sesa zakonisht. Gjithashtu sasia e urinës do të rritet.

Lëvizje në zorrë
Shtatzania ndonjëherë shkakton kapsllëk ose diare.

Keni humbur periodën e fundit
Mungesa e periodës është shenja e parë konkrete e shtatzanisë. Shume teste shtatzanie tregojnë positive, vetëm pas ditës që prisnit t’ju vinin periodat.

Ndjeheni keq në mëngjes
Kjo nuk është shumë e shpeshtë, pasi kjo simptomë fillon zakonisht javën e gjashtë. Por disa femra mund ta provojnë ndjesinë e të vjellit dhe marrje mendsh, që në javën e tretë ose të katërt të shtatzanisë.

Neps
Mund të keni neps për disa ushqime. Nga ana tjetër, disa ushqime mund ti urreni sa ti shikoni. Vezët, qumështi dhe shpendët janë ushqimet që zakonisht femrat shtatzanë i urrejnë.

Hundë të zëna
Kjo është simptomë që zakonisht zgjat gjatë gjithë shtatzanisë. Zona e hundës dhe sinuseve është e bllokuar gjatë tërë kohës. Por zakonisht nuk ka mbledhje mukoze.

Dhimbje koke
Për shkak të lodhjes dhe problemeve të tjera të mëngjesit, dhimbjet e kokës janë të shpeshta tek femrat shtatzanë. Mund të jenë të lehta ose të forta.

Enjtje
Mund të provoni enjtje tek duart dhe këmbët. Kaviljet dhe kycet mund të enjten gjithashtu për shkakt të rritjes së tensionit.

Gazra
Ky është një problem i shpeshtë, që ndikon femrat gjatë shtatzanisë. Zorrët prodhojnë më tepër gaz se zakonisht. Kjo mund të jetë e parehatshme,- por mundohuni ti lëshoni gazrat nga trupi.

Levizje humori
Rritja në qarkullimin e hormoneve mund të bëjë “kërdinë” me nervat dhe gjëndjen tuaj shpirtërore. Do të përjetoni lëvizje të shumta humori. Femrat shtatzana mund të kalojnë nga të lumtura në të mërzitura për pak minuta, shkruan Express.

Article Logic
Execution time: 0.0035429000854492