INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, kujdes: Ja çfarë pasojash sjell depilimi i zonës bikini!

Femra, kujdes: Ja çfarë pasojash sjell depilimi i zonës bikini!

Publikuar më: 11:37 30-06-2016

Numri i femrave që depilojnë zonat e tyre bikini sa vjen e bëhet më i madh, por nuk është vetëm një veprim i thjeshtë estetik dhe mund të sjellë pasoja të rënda.

Ekspertët thonë se depilimi në këto zona trupore mund të sjellë rreziqe të dëmtimit persona, por edhe më keq. Sipas tyre mund të rrisë rreziqet e infektimit me sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Dr. Benjamin Breyer, një profesor i asociuar në departamentin e urologjisë në Universitetin e San Francisco deklaron se si rezultat të një studimi të bërë nga vetë ata kanë arritur në këtë përfundim, ndërkohë që shton se po analizojnë rrethanat me shpresën që të gjejnë faktorët e rrezikut që mund të përmirësojnë. Në këtë mënyrë ta bëjnë më pak të rrezikshme këtë praktikë gjithmonë e më shumë në rritje mes femrave. Subjekt të studimit janë bërë 3,316 femra nga moshat 18-65 vjeç dhe plot 84% e tyre kanë konfirmuar se depilohen.

Çfarë bie në sy është fakti se femrat e bardha (kaukaziane) janë ato që depilohen më shumë në raport me rracat e tjera, si dhe ato femra që kanë kryer ciklin e lartë të studimeve ose kanë marrë një diplomë. Ky studim bën me dije se depilimi me kalimin e kohërave sa ka ardhur e është bërë më masiv te femrat për arsye të rritjes së presioneve të jashtme. Depilimi rezultoi më i zakonshëm për femrat e reja se sa për ato me moshë mbi 55 vjeç, ndërkohë që e kryejnë këtë “ritual” kryesisht për raste të socializimit. Këtu përfshihet seksi, pushimet si dhe vizita tek një mjek. Po ashtu, femrat në një marrëdhënie janë më të prirura për t’u depiluar se sa ato që janë single, duke vërtetuar kështu idenë e mësipërme të “socializimit”.

Por çka mbetet më shqetësuese është rreziku i sëmundjeve si dhe i dëmtimeve personale në sistemin e riprodhimit dhe urinimit, nga të cilat më të zakonshmet janë çarjet e lëkurës, ku mund të jetë e nevojshme edhe trajtimi në urgjencën mjekësore.  

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053