INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra mbani shënim! Këto janë 3 gjëra që ai kërkon në shtrat, por nuk i thotë

Femra mbani shënim! Këto janë 3 gjëra që ai kërkon në shtrat, por nuk i thotë

Publikuar më: 18:15 28-04-2017

Kur vjen puna tek seksi, femrat janë ato të cilat ndihen më të sikletosura, apo më të kompleksuara, duke menduar 100 gjëra në vetëm pak sekonda.

E ndërsa me meshkujt ndodh ndryshe, ata janë kaq të lirshëm, mjafton që po bëjnë seks. Por, në fakt, këto supozime janë vjetëruar dhe zbehen çdo ditë e më shumë.

 

Duket se kohët kanë ndryshuar dhe në fakt ata që kompleksohen më shumë gjatë kontaktit fizik, janë djemtë. Femrat gjithmonë e kanë komentuar trupin e tyre dhe nuk kanë fshehur përpjekjet për ta bërë atë si e kanë ëndërruar gjithmonë. Ndërkohë, sipas një studimi, djemtë e kanë më të vështirë të flasin rreth kësaj dhe kjo i komplekson ata gjatë marrëdhënies. Roli i femrës dominon çdo herë e më shumë dhe kjo ia bën më të vështirë atyre të shprehin se çfarë duan vërtetë në shtrat. Në fakt ekzistojnë të paktën 3 gjëra që ata i presin nga ju, por s’do t’ua thonë kurrë.

1- Niseni ju lojën

Nuk po themi që t’i hidheni në qafë sapo ta shihni të hyjë në derë, por ashtu si pa mendje, mund të vendosni dorën e tij në kofshën tuaj teksa shihni një film. Ose ta joshni ndërkohë që shtriheni për të fjetur dhe jeni vetëm me të brendshme. Pra me pak fjalë, ta bëni ju lëvizjen e parë. Në fund të fundit, kush nuk do të ndihet i dëshiruar? Tregojani këtë.

2- Vishe atë fustan!

Edhe pse nuk e thonë, meshkujt e urrejnë kur i kushtoni kaq shumë vëmendje pamjes kur dilni me miket tuaja, ndërkohë që me të visheni kaq thjesht. Vishuni gjithmnonë seksi për ta, pasi kjo i bën ata të mendojnë se e gjithë situata është në dorën e tyre.

3- Thuaj çfarë i pëlqen

Në fakt është paradoksal fakti që sa më e qëndrueshme të jetë lidhja juaj, aq më të vështirë mund të keni të flisni për seksin. Kështu që nëse i thoni se çfarë pozicionesh ju pëlqejnë, apo çfarë ju ka ngelur në mendje nga hera e fundit, do të bëni shumë mirë. Vetëm kujdes! Përdorni taktin nëse s’doni që ai të mërzitet.

Article Logic
Execution time: 0.0037941932678223