Erik Fullani është një ndër personazhet më të njohur në rrjete sociale. I njohur jo vetëm si djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por edhe falë Instagramit. Së fundmi Eriku ka qenë i ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ me Dojna Mema. Ai është pyetur edhe për mendimin e tij në lidhje me femrën më seksi të showbiz-it.
Në emision përgjigjia e tij ishte Eni Vasili por ne te vërtetë ai ka dashur të thotë Eni Çobani. Këtë sqarim ai e ka bërë me anë të një postimi ne ‘Insta Story’.
“Femra më sexy e showbiz-it kam dash me thënë Eni Çobani, jo Eni Vasili se na e ngjiti Rudina këtë punën e të ngaterruarës live", shkruan Eriku, duke na kujtuar lapsusin që bëri moderatorja, Magjistari kur e kishte të ftuar Fullanin./intv.al/