INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, mos i kurseni komplimentet! Ja çfarë t'i thoni të dashurit tuaj

Femra, mos i kurseni komplimentet! Ja çfarë t'i thoni të dashurit tuaj

Publikuar më: 16:02 13-09-2017


Të gjithë mendojnë se janë femrat ato që “vdesin” për komplimente dhe meshkujt janë gjithnjë të vëmendshëm për ti dhuruar atyre gëzim duke mos u kursyer me fjalë të bukura.

Por a e dinit se edhe meshkujt duan të dëgjojnë komplimente njësoj si femrat. Madje ndonjëherë komplimentat e duhur janë gati të zbusin dhe të prekin edhe meshkujt më të ashpër në pamje të parë… Prandaj, nuk gabon asnjeherë dike i dhënë një kompliment mashkullit që do.

Ja komplimentat të cilat prekin menjëherë zemrën e meshkujve:

“Wow, shumë interesante, nuk do më shkonte kurrë në mendje”
Ky është një kompliment që mund t’ia bësh atij kur të ka ndihmuar apo këshilluar në një situatë të vështirë. Ky kompliment i shton atij besimin në vetvete dhe do të thotë se ti e velerëson intelektin dhe botën e tij.

“Nuk e di nëse mund t’ia kisha dalë dot mbanë pa ty”
Nëse ai të ka ndihmuar me një punë të caktuar ku kërkohet forca mashkullore, si për shembull me remontin në shtëpi, një falenderim dhe kompliment ku vihen në pah forca e tij fizike mashkullore, do të prekte gjithnjë zemrën e tij, pasi çdo mashkull dëshiron të ndihet i dobishëm për njerëzit që do.

“Ti je një Schumacher i vërtetë”
Dihet se meshkujt i kanë shumë pasion makinat dhe se ata mburren gjithnjë mes tyre si shoferë më të mirë në krahasim me femrat. Prandaj me një kompliment të tillë gjithmonë ai do të mbetet i kënaqur pasi janë vënë në pah aftësitë e tij.

“Ti di të puthësh shumë mirë”
Edhe ky është një kompliment, nga i cili çdo mashkull do të lumturohej, pasi preket egoja e tij mashkullore dhe ai ndihet superior dhe i vlerësuar.

“Ti je i pakrahasueshëm në shtrat”
Epo dihet se meshkujt e kanë pikë të dobët këtë pjesë… dhe nëse do ta bësh atë për vete atëherë komplimentoje dhe bëji të ditur se ai është shumë i mirë në seks. Kjo gjë e dëgjuar prej teje do ta lumturonte atë.

“Sa humor të këndshëm që ke”
Për meshkujt është e rëndësishme që të cilësohen nga të tjerët si njerëz me humor dhe që dinë të argëtojnë. Prandaj një kompliment i tillë nga ana jote do të ishte me vend dhe do të lumturonte edhe mashkullin me karakter më të “vrazhdë”.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549