INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femra, mos toleroni më! Nëse partneri juaj bën këto 5 veprime nuk ju dashuron më!

Femra, mos toleroni më! Nëse partneri juaj bën këto 5 veprime nuk ju dashuron më!

Publikuar më: 13:05 02-12-2016
Intv.al ju sjell disa nga mënyrat e thjeshta për të kuptuar nëse partneri juaj nuk ju dashuron më.
Edhe pse është e vështirë të pranosh realitetin, është mirë t’i kushtoni rëndësi.
 
1. Nëse thotë “kam frikë”
Nëse lidhja juaj  është gati për të shkuar në një nivel tjetër, kujdes nëse ai thotë se ka frikë. Angazhimet më serioze, do e bëjnë atë të shprehë se nuk është  i sigurt dhe ka frikë.  Intv.al  thotë se kjo shenjë tregon se ai nuk ju do si më parë.
 
2. Nuk ju kushton vëmendjen e duhur
Kur ju mundoheni të  visheni bukur, apo të bëni një ndryshim në pamjen tuaj të jashtme, ai nuk ju bën asnjë kompliment. Kjo tregon se nuk e ka mendjen te ju dhe paralajmëron se nuk ju dashuron më. Kujdes!
 
3. Nuk mban mend detaje të lidhjes suaj
Nëse një mashkull nuk mban mend  detaje nga lidhja juaj, ose një kujtim interesant, kjo tregon se nuk ju kushton rëndësinë e duhur. Kjo gjë tregon, gjithashtu se nuk ju dashuron si dikur dhe lidhja juaj po shkon dret fundit.
 
4. Nuk interesohet si ju shkojnë punët
Një mashkull i dashuruar do ju merrte në telefon, pra do interesohej si ju ka shkuar një intervistë pune, apo diçka që ka rëndësi për ju. Nëse tregohet indiferent, tregon se nuk ju do. Mos e justifikoni, sepse nuk ka më interes ndaj jush.
 
5. Nuk keni jetë seksuale të rregullt
Nëse ju dëshironi të keni një jetë seksuale të rregullt dhe ai nxjerr justifikime, mos u mendoni gjatë, sepse nuk ndjen më dashuri për ju. Realiteti është i vështirë për t’u pranuar, por kjo është gjëja më e mirë që mund të bëni.
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003777027130127