Mesa duket janë disa gabime që ju pengojnë të gjeni dashurinë.
Sipas intv.al janë disa gjëra që duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi dhe të përpiqeni mos t’i bëni:
1.Pritshmëritë e mëdha që keni do t’ju pengojnë të ecni përpara
Sipas intv.al nëse besoni te përrallat, zhgënjimin do e keni më të madh dhe nuk do keni më dëshirë të njihni dikë të ri. Mos fluturoni më kot, qëndroni me këmbë në tokë.
2. Besoni te intuita juaj
Nëse bëni atë që ndjeni do e keni më të lehtë të gjeni dashurinë. Ju duhet ta lini veten tuaj të lirë dhe do e kuptoni se kjo është gjëja më e mirë. Mos e kufizoni veten tuaj me ide që i keni krijuar vet, sepse do humbisni mundësinë për të gjetur dashurinë e jetës.
3. Mos thoni shpesh “ Jo”
Fakti që jeni zhgenjyer edhe herë tjetër, nuk do të thotë se duhet t’i thoni të gjithëve “jo”. Mundohuni t’i jepni të tjerëve më shumë mundësi, pasi asnjëherë nuk i dihet. Sipas intv.al nëse refuzoni shpesh të tjerët, nuk do keni mundësi të shumta për të njohur dikë që ja vlen.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega