Për t’ia bërë të ditur dikujt se e pëlqeni ju jepni sinjalin nëpërmjet flirtimit.
Ekspertët kanë dhënë disa këshilla për femrat, se çfarë nuk duhet të bëjnë me dikë që pëlqejnë.
1. Mos u dehni deri në pikën që nuk e kontrolloni më veten
Një ndër gabimet që bëjnë femrat është se dehen, për të hequr emocionet kur flirtojnë. Arrin një moment , sipas intv.al që nuk e kontrollojnë më veten dhe bëjnë gjëra që më pas pendohen.
2. Mos vlerësoni çdo gjë që mashkulli thotë
Ato interesohen shumë për çdo gjë që thotë mashkulli që po flirtojnë. Edhe nëse ai po flet kot, sërish femrat e vlerësojnë më shumë se duhet. Kjo tregon se nuk e kanë mendjen se çfarë po flet në të vërtet, por thjesht duan t’ia bëjnë qejfin.
3. Mos u mburrni me ofertat e shumta që keni nga meshkuj të tjerë
Fakti që doni të tregoni se shumë meshkuj ju vijnë nga pas, nuk do ju ndihmojë të bëni për vete mashkullin që pëlqeni. Do dukeni shumë të përkëdhelura, gjë që meshkujt nuk e durojnë dot te një femër.
4. Përgjigjuni pyetjeve që ai ju bën
Një tjetër gabim që bëjnë femrat është se nuk i përgjigjen të gjitha pyetjeve që i bëjnë meshkujt, për t’u dukur misterioze. Duke dashur të mos dukeni një libër i hapur, ju kufizoni komunikimin me personin që po flirtoni.
5. Mos gënjeni për t’u dukur perfekte
Edhe kur jeni në fazën e flirtit, duhet të tregoheni vetvetja. Mos u hiqni si dikush që nuk jeni, pasi do dështoni në bisedën me mashkullin që pëlqeni.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega