IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Femra, nuk dini si të kujdeseni për flokët në verë? Ja zgjidhja!

Femra, nuk dini si të kujdeseni për flokët në verë? Ja zgjidhja!

Publikuar më: 14:23 27-07-2016

Një nga problemet që kanë sidomos femrat gjatë stinës së nxehtë të verës, janë flokët.

Faktorët që ndikojnë janë: djegiet nga dielli, irritimet, infeksione të ndryshme etj. Ato stresohen si t’i rregullojnë dhe të duken sa më bukur.

Ekspertët e këshillojnë që t’i prisni  flokët çdo dy muaj dhe të përdorni balsam çdo herë që laheni. Një tjetër këshillë është: mos përdorni gjithmonë shampo. Qëllimi i saj  është të pastrojë papastërtitë e flokut, por përdorimi i shpeshtë e dëmton flokun deri në atë pikë sa than lëkurën dhe vajrat esenciale natyrore që mbajnë flokët të buta e të shëndetshme.

Femra, mos e vrisni më mendjen, aplikoni një maskë javore. Një detaj i rëndësishëm është edhe jastëku, pasi duhet të jetë gjithmonë prej pambuku. Mos i mbështillni flokët me peshqir dhe t’i  mbani për orë të tëra, sepse do i dëmtojë. Mos harroni: shplarjen e fundit bëjeni gjithmonë me ujë të ftohtë. Kot nuk thonë, se floku është 50% e bukurisë femërore.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032548904418945