Kartelat e drogës të Meksikës njihen nga të gjithë për fuqinë që ato kanë.
Në këtë shtet ndodhet dhe organizata kriminale m 137 e fuqishme në botë, Karteli Sinaloa, e cila është përgjegjëse për 25% të lëndëve narkotike që hyjnë në SHBA.
Megjithatë ajo nuk është e vetmja.
Vitet e fundit bandat kriminale në këtë shtet, janë fuqizuar shumë duke llogaritur që për një vit fitojnë deri në 50 miliardë dollarë.
Me përhapjen e tyre është rritur dhe numri i vrasjeve ku vetëm brenda 12 viteve janë shënuar 150 mijë viktima.
Duke parë se sa të rrezikshme dhe sa pushtet po fitojnë, qeveria meksikane që prej viti 2006 ju ka hapur luftë, e cila nga viti në vit bëhet më e vështirë.
Pse e vështirë? Për ta kuptuar këtë mjaftojnë vetëm disa foto.
Një dokumentar ka publikuar një fotot të jetës luksoze që bëjnë bandat kriminale të drogës të Meksikës.