Pas golave të shumtë për klubin francez Nice , futbollisti po shënon gola edhe në dashuri.Ish-sulmuesi i njohur i Interit, Milanit dhe shumë skuadrave të tjera evropiane, Mario Baloteli, nuk është kthyer në formë vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Ai po shfaqet i pandalshëm edhe për sa i përket jetës private. Sipas revistës së njohur italiane “Chi”, Baloteli është rikthyer me të dashurën e tij të hershme, seksbombën Fanny Neguesha. Çifit takohet rregullisht, por kanë vendosur që për momentin relacionin e tyre ta mbajnë sekret.