Gjithmonë ka qenë një mister për femrat beqare të zbulojnë se çfarë realisht meshkujt pëlqejnë të ato. Tani ky mister përfundimisht është zgjidhur pasi qindra meshkuj kanë zbuluar se çfarë ata kërkojnë te një femër. Përdoruesit meshkuj të rrjetit social “Reddit” janë “mbledhur” për të treguar se çfarë cilësish kërkojnë ata te gruaja ideale. Ndryshe siç besohet nga shumica, burrat nuk janë të interesuar në pamjen e jashtme te partnerja. Shumica e burrave ranë dakord se ata duan të pëlqehen për atë çka janë.
Disa burra të tjerë thanë se duan një grua me të cilën të “luiftojnë” për çdo qoshe të shtëpisë. NoveltyHoosier tha se ai donte një grua me të cilën të debatonte, por pa degjeneruar në “luftë”.
Ka patur disa përdorues të cilët kanë pranuar se ata kanë pasur disa pika të veçanta që kërkonin për partneret ideale. Megjithatë, për më tepër ata thanë se interesat dhe vlerat e përbashkëta janë më të rëndësishme.