Zaimina Vasjari vetëm dy netë më parë festoi 29 vjetorin e ditëlindjes e rrethuar mes miqsh dhe momente energjike ku ia lejuan vetes edhe të dilnin jashtë kontrollit.
Por Zai-t nuk i pëlqen të qëndrojë brenda kornizave edhe gjatë një dite të thjeshtë.
Një nga personat që e shoqëron më shpesh 29 vjeçaren, është edhe motra e saj Beliola. Ato të dyja kanë një lidhje tepër të ngushtë jo vetëm si motra por edhe në marrëdhënie pune pasi shpesh Beliola ka bërë menaxheren e saj. Ndoshta kjo puthje në buzë e dhënë mes dy motrave është edhe mënyra e tyre për të treguar dashurinë dhe afeksionin ndaj njëra-tjetrës.