Sipas një pyetësori të bërë në “ Ask Men”, janë vënë re këndvështrime të ndryshme, në lidhje me faktin se çfarë nuk i tërheq më meshkujt te femrat.
Në këtë studim është bërë pyetja: Cila është ajo gjë që i bën femrat të mendojnë se janë tërheqëse, ndërkohë që në sytë e meshkujve këto gjëra i bëjnë më pak tërheqëse?
Një nga meshkujt që ka marrë pjesë në këtë pyetësor ka thënë: Vënia në masë të madhe e make up-it, i bën të duken sikur kanë maskë në vend të fytyrës. Ndërsa një tjetër ka komentuar në lidhje me thonjtë e ekzagjeruar që bëjnë femrat. Sipas tij, kjo gjë nuk i bën tërheqëse dhe i bën meshkujt të qëndrojnë larg tyre.
Në këtë pyetësor, për të dalë në një përfundim se çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te pamja e jashtme dhe sjellja e femrave kohët e fundit, një tjetër detaj është edhe zëri i tyre sensual. Femrat, sipas intv.al mendojnë se duke e bërë të folurën e tyre të duket sa më shumë sensuale, do bëjnë që meshkujt t’i afrohen. Kjo gjë nuk është e vërtet, përkundrazi kjo gjë nuk i pëlqen aspak meshkujve.
Gjithashtu, në “ Ask in Men”, meshkujt nuk kanë preferuar as gjinjtë e mëdhenj dhe buzët e fryra. Sipas tyre, këto gjëra nuk i bëjnë të duken më tërheqëse. Ata theksojnë edhe faktin, se në foto femrat përpiqen të sforcohen duke bërë “ duck face”, gjë që i bën të duken aspak bukur.
Një përdorues tjetër, është shprehur në lidhje me modën e re të mbushjes artificiale të vetullave. Ai beson se kjo gjë i bën ato të duken qesharake dhe shumë të shëmtuara.
Mesa duket, femrat janë gabuar duke bërë këto sakrifica për t’u dukur tërheqëse në sytë e meshkujve. Ata preferojnë më shumë një femër sa më natyrale dhe të thjeshtë.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega