INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat beqare fshehin këto 7 sekrete. Do habiteni!

Femrat beqare fshehin këto 7 sekrete. Do habiteni!

Publikuar më: 10:47 05-10-2018
Femrat e arrira në karrierë dhe shumë simpatike zgjedhin të rrinë vetëm, sipas intv.al sesa me dikë që ndoshta mund t’i prishë atë qetësinë shpirtërore.
 Ja disa arsye, pse këto femra janë single dhe ju nuk duhet të keni mëshirë për to:
 
1. Kanë personalitet të fortë
Vetbesimi  ndikon që të shfaqen  shumë tërheqëse për meshkujt, duke i frikësuar për të krijuar një lidhje. Një mashkull edhe mund të trembet nga kjo gjë.
2. Janë besnike ndaj miqve
Femrat single nuk i braktisin miqtë e tyre, sa herë vjen një mashkull në jetën e tyre. Mashkulli që dëshiron të jetë në jetën e tyre, duhet të dijë vendin e tij. Shumica e femrave të lidhura, e harrojnë shoqërinë e tyre dhe kutjohen për ta vetëm kur kanë interes.
3. Nuk janë të dëshpëruara
Femrat single, ja dedikojnë  kohën e tyre gjërave  që i bëjnë të ndihen të lumtura dhe nuk janë aspak të dëshpëruara.
4. Meshkujt nuk janë prioriteti i tyre
Ato nuk kanë asgjë me nxitim, sepse mendojnë që dashuria mund të rritet me durim. Shfrytëzimi i kohës, në mënyrën më të mirë është motoja e tyre.
5. Janë aventuriere sensuale
Femrat single, veçanërisht nuk e pëlqejnë monotoninë. Ato bëjnë çdo gjë për të bërë ndonjë aventurë interesante.
6. Janë ambicioze
Ato përqendrohen te puna dhe angazhimet e përditshme. Sipas tyre, jeta është shumë e shkurtër, për t’u martuar.
7. Nuk i pëlqejnë kompromiset 
Ato i bëjnë gjërat vetëm nëse i ndjejnë. Janë të varura ndaj së panjohurës dhe lirisë. Sipas intv.al vetëm nëse gjejnë dikë që t’i kuptojë dhe të mendojë njësoj si to, mund të krijojnë kompromise.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0042939186096191