Këngëtaret Tayna dhe Loredana zbuluan bashkëpunimin e tyre të ri që në rrjetet sociale po komentohet si një thumbim i Loredanës për ish-të dashurin e saj reperin Mozzik i cili tashmë është në lidhje me Lotina Hazirin.
Në këngën e publikuar, Loredana thotë “femrat që i zë, prej meje i ke”, frazë që mendohet se ia ka drejtuar Mozzikut.
Ndërsa e dashura e tanishme e Mozzik kishte pëlqyer fotot e Loredanës sa ishte bashkë me reperin.
Tutja, Loredana thotë se “Stilin që e ki prej meje e ki”, gjë që ka nxitur dyshime se mund të jetë një kunj për Mozzikun.
Edhe Tayna në një pjesë të këngës thotë “Fanse e kam pas, tash ty të pëlqejka”. Të gjitha këto fraza të kënduara mendohet se i drejtohen reperit Mozzik.