Do të habiteni kur të merrni vesh se atë e joshin meshkujt e turpshëm.
Mund të themi lirisht se femra e kësaj shenje është dukshëm e lirë dhe ka dëshirë për argëtim të mirë. Fjala është për femrën e shenjës së Binjakëve, e cila nuk mundet pa flirt dhe argëtim, por edhe lajkat tek ajo shpesh mund të kenë ndikim krejtësisht të kundërt.
Në të vërtetë, ajo nuk e duron atë lloj të komplimenteve, sepse është mjaft e sigurt në vetvete edhe pa to, prandaj meshkujt do të jenë të detyruar t’i qasen në ndonjë mënyrë tjetër dhe interesante.
Është mëse e sigurt se si këtë femër do ta vëreni të parën në një turmë, sepse ajo është shpesh e zëshme, por edhe e adhuron flirtin, prandaj si e tillë te partneri nuk rrezaton siguri të tepërt, me çka bëhet edhe më interesante.
Është vështirë ta bëni për vete, por njëherë kur e arrini këtë, ajo bëhet krejtësisht juaja. Mirëpo, monotonia në lidhje dhe në krevat do ta detyrojë t’ju braktisë.
Në kundërshtim me atë që ndoshta mendoni, femrën e shenjës së Binjakëve shpesh e tërheqin meshkujt, të cilët janë plotësisht të kundërt, si p.sh. mashkulli i turpshëm, i cili nuk dëshiron të dallohet prej të tjerëve.