INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat e lindura në këto tre shenja nuk mund të rezistohen nga meshkujt

Femrat e lindura në këto tre shenja nuk mund të rezistohen nga meshkujt

Publikuar më: 16:32 11-02-2021

Nëse do të kaloni një ditë tjetër të Shën Valentinit vetëm dhe do të pyesni veten pse ende nuk keni gjetur një shpirt binjak, astrologjia mund t'ju ofrojë përgjigjen.

 

Femrat e lindura në shenjën e Demit, Binjakëve dhe Bricjapit thuhet se është e vështirë të përballohen dhe meshkujt bien pas sharmit të tyre, kështu që e kanë është shumë më lehtë të gjejnë një partner.

Demi

Nuk ka asnjë burrë që mund t’i rezistojë bukurisë ose forcës së femrës nën shenjën e Demit. Ajo tërheq burrat me zgjuarsi dhe posedon aftësi drejtuese, andaj është e prirë për organizim dhe kontroll. Ajo është dikush që është e bukur nga jashtë, por edhe nga brenda.

 

Binjakët

Një femër e lindur në këtë shenjë ka një bukuri tradicionale që zakonisht mund ta shihni vetëm në filma të vjetër dhe gjithmonë vepron si një zonjë e vërtetë. Ajo i lexon njerëzit shumë mirë, andaj mos u përpiq të 'shesësh' historitë pasi nuk do t'i 'blejë". Femrat e lindura në këtë shenjë të zodiakut kanë sy të mahnitshëm, kështu që kur i shikoni, nuk do të jeni në gjendje t'i rezistoni.

Bricjapi

Zonjat në këtë shenjë janë inteligjente, kështu që kur të flisni, do të jetë interesante dhe do të mësoni gjëra që nuk i dinit më parë. Ato pëlqejnë burrat që kanë diçka të zgjuar për të thënë. E dinë që pamja mund të ndryshojë, por mënyra se si një mashkull mendon nuk do të ndryshojë aq lehtë. Gjithmonë i arrijnë qëllimet e tyre pa marrë parasysh sa kohë u nevojitet. Femra e lindur në shenjën e Bricjapit nuk do të ishte kurrë në një marrëdhënie të dhunshme ose toksike, pasi e vlerëson veten aq sa nuk lejon një burrë që ta vë nën kontroll.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051