INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat i kuptojnë më mirë qentë sesa meshkujt

Femrat i kuptojnë më mirë qentë sesa meshkujt

Publikuar më: 17:21 26-07-2018

Nëse qeni juaj fillon të lehë, me siguri e dini se çfarë po kërkon.

Këtë e kuptoni posaçërisht kur jeni duke ngrënë, sepse edhe qeni mund të jetë i uritur. Ose nëse qeni qëndron vetëm te dera, kjo do të thotë se ai dëshiron të del jashtë shtëpisë.

Pra, ekziston një komunikim interesant mes jush dhe qenit të cilin e keni ndërtuar përgjatë viteve?

Megjithatë një studim i publikuar në vitin 2017 sugjeron se femrat janë shumë më të prirura t’i kuptojnë kërkesat e mikut më të ngushtë të njeriut.

Studimi, i publikuar në revistën ‘Royal Society of Open Science’, ka zbuluar se njerëzit përpiqen të kuptojnë çfarë po mundohet t’u thotë qeni përmes të lehurave, dhe se femrat janë më të “rrjedhshme në gjuhën e qenve sesa meshkujt”.

 

Article Logic
Execution time: 0.003446102142334