INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat ngacmojnë më shumë një mashkull që është i shoqëruar. Zbulohen arsyet!

Femrat ngacmojnë më shumë një mashkull që është i shoqëruar. Zbulohen arsyet!

Publikuar më: 13:23 01-02-2017
Prej kohësh ka lindur si diskutim fakti që femrat flirtojnë më shumë me një mashkull, kur ai është me partneren.
Ekspertët kanë gjetur disa arsye, pse ndodh kjo gjë. Problemin e ka mashkulli, apo femra tjetër që nuk i heq sytë prej tij? Në këtë artikull intv.al, ka zgjedhur disa gjëra që ndikojnë te ky veprim.
 
1. Çfarë ka ky mashkull të veçantë përderisa ajo qëndron me të?
Kurioziteti i bën femrat që të shikojnë një mashkull që ka në krah një partnere. Fakti që njëra e ka atë, do të thotë se ka diçka që e bën tërheqës. Po çfarë?
 
2. Femra që ka në krah nuk është më e mirë se unë
Edhe pse tingëllon shumë keq, kjo është e vërtetë. Sipas intv.al femrat janë egoiste dhe “naive” për guximin që kanë për të flirtuar me një mashkull i cili është i një femre tjetër.
 
3. Ai rri kot me atë
Ndoshta një çift nuk jep shfaqje dashurie në publik, por kjo nuk do të thotë se nuk e dashuron femrën që ka. Konkurenca, e bën këtë femrën tjetër që është vetëm, të mendojë se ai në fakt po e gjuan dhe nuk e ka mendjen te partnerja e vet. Sa ëndërrimtare!
 
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0025219917297363