INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat serbe prostituojnë në Kosovë! Klientët kryesisht ndërkombëtarë

Femrat serbe prostituojnë në Kosovë! Klientët kryesisht ndërkombëtarë

Publikuar më: 12:59 20-12-2018

Shumë vajza serbe të papuna dhe me ekonomi të dobët shkojnë në Kosovë për të bërë para duke prostituar. “Femrat nga Serbia vijnë për një natë në Kosovë ku merren me prostitucion, kurse numri më i madh i tyre që vendosin të merren me këtë angazhim vijnë nga Nishi, por ka edhe të tjera nga Kurshumlia,” shkruan “Topliçke Vesti".

Persona të caktuar nga Kosova dyshohet se angazhojnë shoferë nga Serbia për transportimin e femrave në pikën kufitare në Merdarë, ku ato hyjnë në Kosovë.
Atje i pret një veturë me të cilën shkojnë deri tek vendi i caktuar.
E të nesërme që pa aguar femrat nga Serbia kthehen në shtëpitë e tyre dhe askush nga familjarët e tyre nuk dyshon se merren me prostitucion në Kosovë.
Mediat serbe raportojnë se klientët e tyre janë më së shumti ushtarë të KFOR-it dhe kosovarë.

Article Logic
Execution time: 0.0036160945892334