INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Femrat vuajnë më shumë nga mungesa e ...

Femrat vuajnë më shumë nga mungesa e ...

Publikuar më: 20:26 24-06-2018

Si të dallojmë që kemi mungesë hekuri (po, nga kjo vuajnë femrat) dhe cilat janë ushqimet që duhet të konsumojnë për ta rritur këtë nivel?

Simptomat si:

Lodhja

Hekuri përdoret nga organizmi ynë për të krijuar hemoglobinën, rruazat e kuqe të gjakut që mbartin oksigjen. Kur keni mungesë, ju do të ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm.

Përqendrimi

Mungesa e përqendrimit është një nga simptomat kryesore që shkaktohet nga mungesa e hekurit. Kjo vjen si pasojë e sintezës së neotransmetuesve, e cila është më e ulët te njerëzit që kanë mungesë hekuri.

Apatia

Apatia ndaj asgjëje dhe gjithçkaje. Nuk të kënaq asgjë, as njerëzit, as miqtë, as familjarët, as natyra, as puna dhe ende nuk e keni gjetur arsyen? Tani e keni, është mungesa e hekurit në gjak.

Probleme me frymëmarrjen

Nëse jeni duke kryer një aktivitet fizik ose duke ecur dhe keni probleme me frymëmarrjen, mirë bëni të kontrolloni nivelin e hekurit. Nëse nuk keni mjaftueshëm hekur në gjak, trupi është i uritur për oksigjen.

Ngjyra e verdhë e lëkurës

Ngjyra e lëkurës suaj ka ndryshuar dhe akoma nuk gjeni shkakun. Hekuri mund të jetë armiku kryesor. Qarkullimi i reduktuar i gjakut dhe zvogëlimi i numrit të rruazave të kuqe, sjell edhe ngjyrën e zbehtë të lëkurës suaj.

Për të shmangur këto probleme, ju duhet të konsumoni fruta edhe perime, të cilat kanë përqindje të lartë të hekurit. Gjithashtu, edhe mish, i cili në përbërjen e tij mban sasi hekuri që mund të ndihmojë organizmin tuaj.

Mirë është të konsumoni perime të gjelbra, si: brokol, spinaq, fasule, fara kungulli, majdanoz, bizele, patate, panxhar të kuq, shalqi, misër, lakër, çokollatë të zezë, arrë kokosi, kërpudha, fruta të thata, ullinj, vaj ulliri, asparag.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441