INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fenomen i mahnitshëm natyror: Rrethi perfekt i akullit rrotullohet, por jo prej rrymave! [VIDEO]

Fenomen i mahnitshëm natyror: Rrethi perfekt i akullit rrotullohet, por jo prej rrymave! [VIDEO]

Publikuar më: 13:07 13-01-2017

Duket sikur është bërë nga dora e njeriut, por ky disk akulli në formë perfekte rrethore është një fenomen tërësisht natyral.

Pamja mbresëlënëse u kap në kamera në një lumë në Michigan nga një vendas mëngjesin e ditës së premte. Arsyeja pse disqe si ky rrotullohen kanë mahnitur shkencëtarët për dekada me radhe, por tashmë mund t’ia kenë dalë ta shpjegojnë. Më parë mendohej se rrymat e ujit ishin ato që e bënin diskun të rrotullohej, por një studim i publikuar vitin e kaluar ka zbuluar se në fakt është shkrirja e akullit. Për shkak të shkrirjes edhe blloqe të tëra akulli, për madhësinë e të cilave është e pamundur që të lëvizen nga rrymat, fillojnë të rrotullohen edhe kur rrymat nuk janë fare të pranishme. Një fenomen vërtetë i mahnitshëm natyror.

Article Logic
Execution time: 0.0032310485839844