Spritet e kuqe, një fenomen i rrallë natyror janë fotografuar për herë të parë këtë vit në Europë.
Breshëria e shkarkimeve elektrike është fotografuar në skajin lindor të Çekisë nga fotografi Martin Popek.
Fenomeni i rrallë është shumë i vështirë për t’u kapur në fotografi pasi ndodh gjatë stuhive tepër aktive dhe në një lartësi të madhe (rreth 80 kilometra mbi tokë).
Në krahasim me vetëtimat, këto shkarkime elektrike zgjatin vetëm pak milisekonda.