Një fenomen i rrallë natyror ka ndodhur në Brazil ku qindra qytetarë janë bërë dëshmitarë të një ylberi ngjyrash të shfaqura në qiell. Sipas shkencëtarëve bëhet fjalë për fenomenin e njohur si “reja ylber”, dhe ndodh rrallë kur retë në qiell janë aq të imëta sa që pikat e ujit thyejnë rrezet e dritës duke krijuar këtë ylber të çrregulltë.